Futboll
Dardanët e shpallin ‘non grata’ Andi Zeqirin
Tifo grupi i Kosovës, Dardanët kanë reaguar pasi Andi Zeqiri zgjodhi Zvicrën
Zvicra dje ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian, ku në mesin e të ftuarve nga trajneri Vladimir Petkoviq ishte edhe futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri.
Ky vendim i Zeqirit, për të cilin drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë bërë përpjekje të mëdha që ai të luajë për Kosovën, ka ngjallur reagimin e ashpër të grupit të tifozëve “Dardanët” të cilin e kanë shpallur atë si person “non grata”, pwrcjell albinfo.ch. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i “Dardanëve”, Lul Berisha ka bërë të ditur se tashmë Zeqiri është një person i padëshiruar nga mbështetësit e Kombëtares së Kosovës.
“Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovës. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova”, shkruan Berisha në postimin e tij. Tutje, kryetari i “Dardanëve” edhe si të pabesë Zeqirin dhe se një si ai nuk i duhet shqiptarëve “Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë̈ dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA. Për ne ti je vetëm një gërmallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt”, thuhet në fund të shkrimit të numrit një të “Dardanëve”.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












