Futboll
“Dardania”, miqësore me politikanët e Bundestagut në Gjermani
Dardanët do të sfidojnë ekipin e futbollit të delegatëve të Bundestagut gjerman (FC Bundestag) të përbërë nga politikanë të fraksioneve të përfaqësuara në Parlamentin gjerman
Komuniteti shqiptar në qytetin bavarez të Bambergut, vite me radhë është shumë aktiv në prezantimin e denjë të popullit shqiptar në këtë pjesë të Gjermanisë.
Pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme kulturore, sportive e politike, ndihma refugjatëve nga Ballkani, janë vetëm disa nga aktivitetet e komunitetit shqiptar të mbledhur pranë shoqatës shqiptaro-gjermane „Dardania Bamberg“, transmeton albinfo.ch.
Lirisht mund të thuhet se falë këtij aktiviteti kreativ dhe të palodhshëm, komuniteti shqiptar në Bamberg njihet si i integruar shumë mirë dhe është bërë një partner i rëndësishëm dialogu e pune për organet komunale të Bambergut kur është në pyetje integrimi i të huajve në këtë qytet.
Gjithmonë në krye të këtyre aktiviteteve e gjejmë kryetarin e shoqatës z. Florim Gashi, i cili me një rrjet të gjerë njerëzish shqiptarë dhe gjermanë, në të kaluarën i hapi shumë dyer shoqatës dhe komunitetit si në Bamberg e po ashtu edhe në Republikën e Bavarisë, përcjell tutje albinfo.ch.
Por aktiviteti për të cilët Dardanët e Bambergut janë duke punuar këto ditë, është i një dimensioni dhe natyre tjetër. “Dardania” e Bambergut ka nderin, që deri më tani nuk e ka pasur asnjë shoqatë shqiptare në Gjermani, ajo do të jetë mysafire e Parlamentit gjerman (Bundestag) në Berlin me 10 dhe 11 Shtator.
Dardanët do të sfidojnë ekipin e futbollit të delegatëve të Bundestagut gjerman (FC Bundestag) të përbërë nga politikanë të fraksioneve të përfaqësuara në Parlamentin gjerman, shkruan tutje albinfo.ch.
Kishin konkurruar shumë shoqata nga krejt Gjermania të jenë kundërshtari i futbollistëve politikanë gjermanë, por shqiptarët bavarezë ishin ata që u përzgjodhën, lajm ky që e gëzoi pa masë edhe delegatin e Bundestagut gjerman nga Bambergu z. Andreas Schwarz.
Pas lojës së futbollit do të organizohet një mbrëmje e përbashkët me politikanët gjermanë, ku do të ketë paraqitje të vlerave kulturore shqiptare. Mbrëmja pritet ti shërbej njohjes dhe komunikimit më të mirë shqiptaro-gjerman. Të nesërmen, mysafirët nga Bambergu, të cilët do të jenë të shoqëruar edhe nga persona prominentë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, janë të ftuar të vizitojnë edhe një seancë pune në Bundestagun gjerman, përcjell albinfo.ch.
„Edhepse kemi kohë rreth shtatë muaj, ne veç kemi filluar përgatitjen për këtë ngjarje të jashtëzakonshme për ne. Duam që në zemër të Berlinit të jemi nikoqirë të denjë të bashkëqytetarëve tanë gjermanë. Shpresoj të kemi ndihmën e komunitetit shqiptar në Berlin e natyrisht edhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin por edhe të komunitetit të gjerë në Gjermani”, flet Kryetari Florim Gashi pa e fshehur krenarinë dhe gëzimin që shoqatës të udhëhequr nga ai ju dha një rast kaq i mirë prezantimi jo vetëm të shoqatës dhe bashkëkombësve nga Bambergu, por gjithë komunitetit shqiptar në Gjermani. “Jemi të lumtur dhe krenarë të përfaqësojmë kombin tonë pranë një institucioni aq të rëndësishëm siç është Bundestagu. Ftoj të gjithë ata që kanë mundësi të na ndihmojnë në çfarëdo forme sepse në ato dy ditë të rëndësishme në Berlin do të përfaqësojmë gjithë komuniteti tonë në vendin mik gjerman”, thërret për ndihmë aktivisti i palodhur Gashi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















