Kalendari

“Dardania” e Winterthurit organizon festën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë

Më 26 nëntor 2016, ( e shtune) nga ora 20:00, Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur

Nën organizimin dhe mbarëvajtjen e  SH.K.A “Dardania” nga Winterthuri, si gjithënjë  edhe këtë vit organizohet festa  e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Në programet e saja do të ketë këngë, vallë, poezi dhe gjithëçka mbi këtë festë të veqant për kombinë tonë, në bashkëpunim me Shkollën Shqipëtare ” SHOTA” në Zvicër, e cila është e ftuar si musafire në program, për të prezentu sa më kombëtarishtë me rastin e kësaj feste të të gjithë shqipëtarëve.

Për pjesën argëtuese do të kujdesen dy këngëtarët e estradës sonë; Naxhije Fejza dhe Meti Maloku, të cilët vijnë nga Kossovë për të festu së bashku festën e  Flamurit.

Aspirata dhe vazhdimi i kremtimeve të kësaj qendre kulturore janë synonim dhe obligim i gjithë stafit të këshillit organizativ të cilët me një punë vetëmohuese do të pregadisin maksimumin, që ju të nderuar të kaloni sa më mirë si gjithënjë.

Këshilli ka paraparë edhe ushqime tradicionale, prej nga sigurisht se nuk mund ti anashkalojm në festa të tillla, duke e krijua një ambient krejt shqip.

Ne ju mirëpresim dhe urojmë qaste të mira.

Për njoftime dhe informata:

Me respektin më të madhë për gjithë:
SH.K.A „ DARDANIA“
Shefqet Cakolli
Oststrasse 33
8400 Winterthr