Kosova
DASH: Kosova përballet me korrupsion e ndërhyrje në drejtësi
Sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, ndër problemet kryesore
Është publikuar raporti i përvitshëm për të Drejtat e Njeriut nga Departamenti i Shtetit në të cilin thuhet se problemet kryesore të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2017 ishin sulmet ndaj gazetarëve; dhuna kundër personave të zhvendosur; korrupsioni endemik i qeverisë; mungesa e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë dështimet e proceseve zbatimin selektiv të vendimeve dhe dhuna kundër pjesëtarëve të pakicave etnike dhe anëtarëve të komunitetit LGBTI.
Në të thuhet se shumë përfaqësues të opozitës, shoqërisë civile dhe medies besonin se zyrtarët e lartë ishin të përfshirë në korrupsion pa u ndëshkuar.
“Disa gazetarë hoqën dorë nga raportimet hulumtuese për shkak të frikës dhe pasigurisë në punë. Gazetarët, me raste pranuan përfitime financiare në shkëmbim të raportimit pozitiv apo heqjes dorë nga hulumtimet”, theksohet në këtë dokument.
Raporti konstaton se Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit dhe prokurorët vendas kanë vazhduar të ndjekin rastet e krimeve të luftës të kryera gjatë konfliktit të viteve 1998-99, ndërsa përshkruan rastet e pezullimit të hetimeve për shkak se kryesit e pretenduar janë “ta panjohur”.
Po ashtu nuk mund të mungonte në këtë raport edhe nisma për shfuqizimin e ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale e cila ishte vlerësuar që në fillim si e dëmshme për Kosovën, raporton VOA.
Në raport përmenden edhe hetimet rreth vdekjes së veprimtarit të lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, në vitin 2016. Raporti përmend edhe zbatimin e marrëveshjes për sistemin e drejtësisë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe ku nga tetori ka filluar integrimi i gjykatave në sistemin juridik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











