Sport
De Biasi: Në Francë nuk shkojmë për turizëm
“Mos më pyetni përse është ky lojtar apo përse mungon ai tjetri. Ata që janë këtu kanë kontribuuar në mënyrë të rëndësishme për të arritur në Francë 2016”, u shpreh De Biasi
Gianni De Biasi ka arsyetuar lojtarët e ftuar për në Francë dhe synimet me Kombëtaren shqiptare në Evropianin e parë, shkruan albinfo.ch.
“Mos më pyesni përse është ky lojtar apo përse mungon ai tjetri. Ata që janë këtu kanë kontribuuar në mënyrë të rëndësishme për të arritur në Francë 2016. Duhet të bëja zgjedhje, i kam bërë në autonomi të plotë dhe nuk kam pasur asnjë problem dhe kërkoj gjithmonë që të vë skuadrën përpara gjithçkaje”, deklaroi De Biasi në konferencën për media.
“Janë zgjedhje që një trajner i bën dhe paguan pasojat ose merr frytet. Unë besoj se në këto momente skuadra jonë ka nevojë për lojtarë me karakteristika të tjera. Rrahmani ka qenë në skuadër gjatë gjithë pjesës së dytë të kualifikueseve. Përsa i takon emrave të rinj kam thënë se mund të ketë vend nëse dikush do të binte në sy në kampionatin ku luan. Mendoj se Rashica ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, e jo rastësisht në gjurmët e tij janë gjysma e skuadrave të rëndësishme. Por, nuk është e thënë që do vijë, kemi 27 lojtarë. Mund të mos vijë, por edhe mund të vijë”, theksoi italiani.
Pasi konfirmoi se Taulant Xhaka nuk rrezikon prej dëmtimit të përpara dy javëve dhe se Ledian Memushaj do të shkëputet për disa ditë nga kampi i kombëtares, për të luajtur me Pascarën në play-off, De Biasi shpjegoi si do të realizohet zgjedhja e 23 lojtarëve në Euro 2016. “Zgjedhjet do të bazohen vetëm te gjendja fizike dhe te dëshira për të marrë pjesë dhe për të qenë skuadër. Me lojtarë që nuk mërzitën nëse nuk luajnë, por janë vetëm të lumtur kur luajnë. Ky është aspekti më i rëndësishëm. Skuadrat që fitojnë nuk kanë probleme të brendshme. Janë të lumtur kur ata që janë në fushë marrin rezultate, zbaviten dhe nuk varin turinjtë. Këto janë ndryshimet thelbësore”.
Në fund, trajneri i Shqipërisë kishte edhe një thirrje për lojtarët, duke thënë se vetëm kualifikimi në evenimentin Francë nuk mjafton.
“Së pari për ne është një vitrinë e rëndësishme dhe kemi mundësinë të tregojmë vlerat në një aktivitet ku askush nga ne nuk ka luajtur më parë. Është e kot të fshihemi: është hera e parë që do të hyjmë në televizor, pasi zakonisht kemi qenë përpara televizorit duke parë të tjerët. Sot jemi në televizor dhe jemi ne protagonistët. Fakti që jemi në Francë do të thotë që kemi bërë diçka të rëndësishme, por kjo nuk mjafton. Nuk shkojmë në Francë për turizëm”, përfundoi De Biasi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













