Sport
De Biasi, zëvendësues i Contes
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi është ndër emrat më të përfolur për të zëvendësuar Antonio Conte në stolin e Italisë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, që shkruajnë se De Biasi është ndër kandidatët më favoritë për të zëvendësuar Conten, i cili sezonin e ardhshëm do të merr drejtimin e Chelseat, shkruan albinfo.
Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio është takuar më parë me De Biasin, kurse suksesi i arritur me Shqipërinë ka bërë që ai të pëlqehet shumë në Itali për të marrë drejtimin e “Azzurrëve”.
Kandidatët tjerë siç shkruan “Footballitalia” janë edhe Fabio Capello, Claudio Ranieri dhe Roberto Donadoni. De Biasi ka punuar edhe më herët klubet italiane dhe i njeh shumë mirë lojtarët. 59-vjeçari arriti që për herë të parë ta kualifikojë Shqipërinë në “Euro 2016”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











