Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lozanë: Shfaqja “Të vrasësh dashurinë”, një mesazh kundër dhunës në familje "Me këtë pjesë teatrale ne synojmë të sensibilizojmë publikun dhe të parandalojmë dhunën në familje duke...
-
Kosova, destinacion për investime të kompanive gjermane
-
Nju-Jork: Liriku, me medaljen e argjendtë në “Genius Olympyad”
-
Las Vegas: Dizajneri shqiptar mahnit me paraqitjen e koleksioneve në FMF 24
-
Itali
Kledian Leka, i diplomuari i parë i verbër në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës
Jeta në Zvicër
-
Më shumë trena të hershëm për pasagjerët ajrorë Pasagjerët në fluturimet e hershme nga aeroporti i Gjenevës këtë Pashkë do të kenë më shumë...
-
Paraqitet si polic dhe i kërkon para 92-vjeçarit zviceran: arrestohet kosovari
-
Sa kurseu energji elektrike Gjeneva vitin e kaluar
-
Shënon rritje numri i turistëve të vdekur në Alpet e Zvicrës
-
6 mijë familje aplikuan për t’u vendosur në 369 banesat e reja në Cyrih