albinfo.ch
Gruaja
Debat : Gruaja shqiptare në shoqërinë zvicerane
La soirée a commencé avec une présentation de la raison de cette table ronde ainsi que des questions l'animant: Qui est la femme albanaise? D'où vient-elle? Que fait-elle? Et que devient-elle dans la société suisse?
Mbrëmja filloi me një prezantim të arsyes së organizimit të debatit dhe në lidhje me pyetjet që do të shqyrtoheshin : Kush është gruaja shqiptare ? Nga vjen ? Me ç’farë merret ? Cili është evolucioni i saj në shoqërinë zvicerane ?
Lurata Reçi na rikujtoi disa fakte në lidhje me diskriminimin e grave në ambjentin e punës, veçanërisht në ekonomi. Sa më shumë ngrihen gradat në punë, aq më pak gruaja është e përfaqësuar. Shkak i kësaj pabarazie sipas saj është se shumë gra nuk janë të punësuara 100%, e kjo gjë pengon karrierën e tyre, mungesa e kualifikimeve për pozita të larta, diskriminimi i grave dhe një politikë jo inkurajuese të pajtimit të punës dhe të jetës familjare.
Ardita Zeqiri foli në lidhje me pengesat për mjekimin dhe sfidat me të cilat përballen gratë shqiptare. Pengesa e parë për disa prej tyre është gjuha, pastaj mbyllja, tabutë për tema të caktuara si seksualiteti dhe planifikimi familjar, apo thjesht fakti i të shkuarit në një psikolog (që mund të shihet si një turp nga disa familje).
Së fundi, Bashkim Iseni prezantoi shkurtimisht Kanunin dhe përfaqësimin e grave në të. Një shoqëri patriarkale ku më i vjetëri në familje merr vendime, përfaqëson familjen dhe është mbajtësi i nderit të saj. Në fakt, shpeshherë ajo që quhet traditë në familjet shqiptare, legjitimon dhe fsheh raporte dominimi në aspektin gjinor. Ai shtoi se të rinjtë sot, kanë tendencë që ta justifikojnë krenarinë e tyre macho sipas Kanunit dhe “traditatave” dhe që është e rëndësishme për gjeneratat e reja të mësojnë të jenë kritik ndaj tyre.
Pas fjalimeve vijuan disa pyetje, salla duhej të lirohej në orën 21 :00, por diskutimet private mundën të vazhdojnë gjatë aperitivit që i priste mysafirët pas tryezës.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina


















