Shkurt.ch
Definitive: Frëngjishtja nuk guxon të hiqet nga programet e shkollave
Përfundimisht në mbledhjen e mbajtur sot në Bazel, drejtorët arsimorë të të gjithë kantoneve kanë arritur pajtimin që gjithçka të mbetet me të vjetrën
Ka një kohë jo të shkurtë që kjo temë ka nxehur gjakrat në të dyja anët e Zvicrës; në pjesën gjermanofone ku tendencat për heqjen dorë nga mësimi i frëngjishtes janë më të forta, dhe në pjesën frankofone, që i sheh si shprehje arrogance këto tendenca. Disa kantone patën vendosur dhe disa të tjera ishin në rrugë e sipër për ta realizuar këtë qëllim.
Përfundimisht në mbledhjen e mbajtur sot në Bazel, drejtorët arsimorë të të gjithë kantoneve kanë arritur pajtimin që gjithçka të mbetet me të vjetrën. Konferenca u apelon drejtorëve kantonalë që të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje për lëndën e gjuhës së dytë. Në një vend shumëgjuhësh nuk bën të diskriminohet njëra gjuhë, është thënë në konferencë.
Në konferencë ka marrë pjesë edhe ministri Berset i cili mbulon arsimin. Ai me këtë rast ka tërhequr vërejtjen kundër heqje së gjuhës frënge pasi që përmes kësaj do të dobësohej përbashkësia e Zvicrës shumëgjuhësore.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













