Kosova
Deklarohet Greqia, flet rreth njohjes së Kosovës
Kohët e fundit Kosova me Greqinë kanë intensifikuar bashkëpunimin në disa fusha
Gjatë javës së ardhshme në Kosovë pritet të vijë edhe ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias.
Ministria e Jashtme e Greqisë përmes një e-maili ka treguar arsyet e kësaj vizite, por ka përjashtuar mundësinë e njohjes së Kosovës si shtet.
“Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Ju kujtojmë se Greqia po e mbështet rrugëtimin evropian të Kosovës dhe në këtë konstekst po e mbështet edhe liberalizimin e vizave. Greqia po ashtu kontribuon në Kosovë me një numër të caktuar të ushtarëve në kuadër të KFOR-it. Por siç e dini, Greqia nuk e njeh Kosovën dhe pozicioni i saj mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së greke për RTV Dukagjinin.
Mirëpo eksperti amerikan David Phillips thotë se nga pesëshja mos njohëse e BE-së, Greqia është më së afërmi të njeh Kosovën.
“Greqia ka shumë të ngjarë ta njeh Kosovën, por nuk mund të injorojmë lidhjet e ngushta mes Greqisë dhe Serbisë”, thotë Phillips.
Por në Kosovë po shihet ndryshe kjo çështje.
“Greqia i sheh edhe interesat e saj strategjike. Pra interesat e Greqisë janë më të mëdha me Serbinë se me Kosovën. Por kjo nuk duhet të ndalë punën tonë të lobimit me qeverinë greke”, deklaroi Emir Abrashi nga Demokracia Plus
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












