Lajme
Demagogjia e lojërave të fatit
Selatin Kaqaniku nga shoqata “Konsumatori” thotë se konsumatori kosovar po mashtrohet nga marketing që po bëjnë kompanitë e ndryshme me lojërat e fatit
Me qëllim që të promovojnë produktet e tyre dhe të rrisin shitjen, shumë kompani kosovare kanë filluar të aplikojnë rrejshëm lojërat e fatit, duke premtuar premi nga veturat, pushime nëpër botë, pajisje telefonike e kompjuterike etj. Mirëpo organizatat që mbrojnë konsumatoret, këto lojëra i cilësojnë si mashtruese.
Kryetari i Organizatës Joqeveritare “Konsumatori”, Selatin Kaqaniku thotë se konsumatori kosovar po mashtrohet nga ky marketing që po bëjnë kompanitë e ndryshme.
“Ne jemi dëshmitarë që nëpërmes reklamave në mediume elektronike dhe të shtypura shihen mashtrime që bëjnë kompanitë. Për shembull në disa raste thuhet se “nëse i blen dy gjera, i treti artikull është falas”, derisa në strukturën e çmimit të bie njëjtë sikur të blesh një apo dy apo tre dhe asgjë nuk është falë”, tha ai raporton REL.
“Këtu e shoh gjumin e thellë të institucioneve të shtetit që akoma nuk kanë marr mundin, interesimin gatishmërinë që konsumatorin, taksapaguesi ta informojë ta edukojnë që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve”, deklaroi Kaçaniku.
Këto aktivitet marketingu të kompanive, ai i konsideron mashtrime që iu bëhen konsumatorit në Kosovë. Sipas Kaçanikut, si dukuri ky mashtrim është mjaft shqetësues dhe po bëhet pa u inspektuar nga mekanizmat institucional.
Organizata “Konsumatori”, ka ftuar inspeksionet dhe prokuroritë, e në veçanti inspektorët e tregut, që t’i hetojnë këto aktivitete marketingu të kompanive, të cilat siç thekson Kaçaniku shprehin konkurrencë jo të drejtë.
Në anën tjetër, qytetarët e intervistuar thonë që shumë herë janë mashtruara nga kompanitë tregtare të cilat kanë pasur oferta të shumta marketingu për ulje të çmimeve apo edhe shpërblimeve.
Fadil Gashi, qytetar, thotë se nuk iu beson aspak marketingut që bëhet nga kompanitë tregtare. “Ne këtyre reklamave nuk iu besojmë fare. Këto reklama janë vetëm për përftime të atyre kompanive që i bëjnë ata për vete jo për konsumatorin. Janë gënjeshtra”, thotë Gashi.
Ngjashëm mendon edhe Vjollca Krasniqi. “Nuk janë të vërteta. Kur të shkon nuk është ai çmim, shkruajnë se janë 50 për qind më lirë që i bie gjysma, ndërkaq nuk janë ato çmime”, thotë ajo.
Ndryshe, propaganda për lojërat e fatit është më shumë e pranishme gjatë muajve të verës. Duke filluar nga kompania telefonike IPKO, shumica e kompanive përdorin lojërat e fatit për shitje të produkteve. Edhe atëherë kur në televizione proklamohet fituesi, zakonisht ata janë të afërmit e pronarëve, të cilët merren vesh paraprakisht me “fituesin”.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së













