Bota
Dëmet nga katastrofat natyrore në botë, 92 miliardë dollarë
Gjatë vitit 2015 në botë ka pasur më shumë katastrofa natyrore se në cilindo vit më parë. Në fakt viti që shkoi ishte viti i dtë radhazi që shënonte rekord në këtë pikë, (pasi që edhe viti 2014 ishte rekord deri atëherë) njofton kompania e njohur e sigurimeve, Swiss Re.
Numri i viktimave të shkaktuara nga këto katastrofa, në vitin 2015 ka qenë dy herë më i madh se në vitin paraprak, shkruan srf.ch. Ndërsa krahasuar me vitin 1990, ky numër është më shumë se përgjysmë më i ulët.
Katastrofa natyrore që ka marrë më së shumti jetë njerëzish gjatë vitit 2015 ka qenë tërmeti në Nepal, nga i cili kanë humbur jetën 9000 njerëz.
Sa u përket viktimave, at janë llogaritur edhe ato të katastrofave të shkaktuara nga njeriu, transmeton albinfo.ch.
Shuma e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga katastrofat natyrore që kanë ndodhur gjatë vitit 2015 llogaritet në 92 miliardë dollarë, sipas Swiss Re, që është për një të pestën më pak se në vitin paraprak.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor Marigona dhe Irena Toma prezantojnë ekspozitën "AugenBlicke und Emotionen in Farbe", një ndërthurje e traditës shqiptare... -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore














