Lajme
Dënohen incidentet ndëretnike
Bashkësia Ndërkombëtare ka bërë thirrje për qetësi dhe ulje të tensioneve në Maqedoni pas incidenteve të fundit
Për situatën në Maqedoni ka reaguar zëvendës- ndihmës sekretari amerikan, Philip Reeker, ka dënuar incidentet në Maqedoni dhe bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë.
Ish-ambasadori amerikan në Shkup, ka dënuar edhe rrahjen e nxënësve shqiptarë që ndodhi të mërkurën në mbrëmje.
„Ata që sulmojnë fëmijët, nxënësit, me të vërtetë janë frikacakët më të mëdhenj“, deklaroi ai në Washtingon.
Diplomati amerikan ka kërkuar nga të gjitha palëve të jenë të qetë.
“Duhet të veprohet në bazë të ligjit, autoritetet të vlerësojnë faktet se çfarë ka ndodhur dhe të zbatohet një proces ligjor“, deklaroi Reeker, duke komentuar incidentet e fundit, që siç thuhet kanë rritur tensionet ndëretnike.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, ka shprehur keqardhje për incidentet e fundit në Shkup, dhe bëri thirrje që të mos keqpërdoren dhe të qetësohet gjendja.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë reagon për dhunën e ushtruar ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoni. Nëpërmjet një deklarate,
“MPJ dënon me forcë dhunën e ushtruar mbi nxënësit shqiptarë në Shkup, tek ktheheshin nga festimet e ditës së mësuesit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediet.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













