Kosova
Dënohet me 3 vjet burgim Shukri Buja
I akuzuari i dytë në këtë rast, Nebih Zeqiri, është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg, ndërsa edhe i akuzuari i tretë Halit Gashi është gjetur fajtor
Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me tre vjet burgim.
Por Buja ka përfituar nga parashkrimi i katër pikave të para të aktakuzës, sepse ato janë parashkruar meqë veprat pretendohet se janë kryer në vitin 2008, ndërsa aktvendimi për fillim të hetimeve ishte marrë në vitin 2015.
I akuzuari i dytë në këtë rast, Nebih Zeqiri, është dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, ndërsa edhe i akuzuari i tretë, Halit Gashi, është gjetur fajtor.
I akuzuari tjetër, Fahri Ratkoceri, është liruar nga akuza, ndërsa Fahri Vishesella është dënuar me 5 muaj burgim, Edmond Rexhepi me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 3,500 eurosh), Bajram Rizani me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 500 eurosh), ndërsa Driton Avdiu, Magbule Sadiku e Burim Kodra janë liruar nga akuza, raporton nga Prishtina Kallxo.com.
Por disa të akuzuar kanë përfituar nga parashkrimi i katër pikave të para të aktakuzës, sepse ato janë parashkruar meqë veprat pretendohet se janë kryer në vitin 2008, ndërsa aktvendimi për fillim të hetimeve ishte marrë në vitin 2015, përcjell albinfo.ch.
Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.
Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga Komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.
Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.
Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në Komunën e Lipjanit, raporton kallxo.com.
Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.
Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.
Me këtë Prokuroria pretendonte se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.
Më 28 prill Buja u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












