Kuriozitete
Dënohet me 50 minuta burg
Atij iu tha që të përdorte kohën në burg për të shkruar letra me të cilat do të kërkonte falje
Në Britani një burri i është dhënë ai që besohet të jetë dënimi më i shkurtër i burgut, vetëm 50 minuta.
Personi në fjalë quhet Shane Jenkins dhe nga Portishead në Somerset, iu tha që të përdorte kohën në burg për të shkruar letra me të cilat do të kërkonte falje.
23-vjeçari u paraqit në gjyq sepse theu dritaren e ish-partneres së tij me një fshesë dhe gjithashtu iku nga policia dhe u deklarua fajtor për dëmtimin e pronës dhe sulmin e dy oficerëve, transmeton Scan.
Pas incidentit gjykatësi Julian Lambert e dërgoi Jenkins në burg për 50 minuta, ku iu dha një stilolaps dhe një letër, përcjell albinfo.ch.
Ai shkroi dy letra, të cilat do t’i lexonte gjatë kthimit të tij në gjykatë.
Letrat i drejtoheshin ish-partneres së tij ku i thonte “Më vjen keq që theva dritaren tënde” dhe oficerëve ku u thoshte “Me të vërtetë më vjen keq për veprimet e mia”. Gjithashtu më tej ai thotë se nuk kishte ndërmend të shkaktonte dëme por ato ishin veprime të nxituara e momentale.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas











