E-Diaspora
Dënohet me burg pasi tentoi ta djeg vetveten me benzinë
Një azilkërkues 36-vjeçar kosovar, të hënën, më 1 tetor është dënuar me 15 muaj burg nga Gjykata Penale në Bourg-en-Bresse, informon Albinfo.ch. Pas humbjes së lejeqëndrimit të tij, ai kishte tentuar t`i vinte zjarrin prefekturës së Ainit në Francë, duke viktimizuar edhe vetveten.
Besfort Demi, një azilkërkues 36-vjeçar kosovar, të hënën, më 1 tetor, është u dënuar me 15 muaj burg nga Gjykatën Penale në Bourg-en-Bresse, 4 ditë pas përpjekjes për të shkaktuar zjarr në prefekturën e Ainit.
Pasi kishte pranuar një urdhër për tu larguar nga territori francez, ai shkoi në shërbimin për të huaj të prefekturës me një bombolë gazi dhe një çakmak dhe spërkati benzinën në tokë duke kërcënuar se do të shkaktonte zjarr, shkruan Albinfo.ch. Policia kishte arritur të kontrollonte kosovarin me një mobilizim të madh të forcave dhe pjesërisht është dashur të evakuonte vendin.
Sipas gazetave franceze, gjatë seancës ai nuk ka shprehur keqardhje, por shprehu zemërimin e tij kundër institucioneve franceze, trasnemton Albinfo.ch. Humbja e lejeqëndrimit në muajin shtator e ka “dëshpëruar” pa masë, pas 6 viteve të procedurave administrative, shkollimin e tre fëmijëve të tij në Francë dhe kujdesin e gruas së tij të sëmurë.
Kosovari pastaj i kishte shumëfishuar aktet e provokimit me fyerje dhe kërcënime për “të vrarë të gjithë” stafin e shkollës më 19 shtator, dëmin material në qendrën sociale më 21 shtator, deri në aktin e tij përfundimtar në prefekturën e Ainit.Përveç dënimit me burg, Besfort Demi mbetet nën detyrim të largimit nga territori francez.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? I njohur si “Top of Europe”, ky stacion në Zvicra është pikë kyçe për studimin e... -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore











