Kosova
Dënohet me burg personi që plagosi një të ri nga Kosova në Lucern më 2017
Dënimi me gjashtë vjet e dy muaj burgim për 40-vjeçarin duket “mjaft i butë” për Gjykatën Federale. Ajo hodhi poshtë plotësisht ankesën e burrit kundër vendimit të Gjykatës Kantonale të Lucernit.
Ai qëlloi një grup adoleshentësh dhe të rinjsh me armë zjarri për një arsye të parëndësishme. Është “e butë” në këtë drejtim që gjykata më e ulët supozoi neglizhencë të lehtë deri në mesatare tha Gjykata Federale në njoftim të mërkurën.
Në verën e vitit 2017, i dënuari, tashmë 40-vjeçar, është mërzitur nga zhurma e një grupi që ndodhej rreth 45 metra larg në një zonë pushimi. Kur dy nga grupi urinuan kundër një muri, zvicerani nxori armën e tij, futi karikatorin dhe shtiu mbi grupin. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur rëndë një i ri kosovar.
Faktet e përmbledhura nga Gjykata Federale tregojnë se autori kishte pirë 2.5 litra birrë në momentin që ka qëlluar. Pas goditjes, ai ka hequr armën, i ka dërguar mesazh të dashurës së tij dhe i ka vendosur viktimës fasha. Ai ka udhëzuar kalimtarët që të thërrasin ambulancën e urgjencës, shkruan Blick.
Gjykata Federale ndjek pikëpamjen e Gjykatës kantonale, sipas së cilës autori ishte fajtor pavarësisht ndikimit të alkoolit. Ai është shumë i varur nga alkooli. Përndryshe, ai nuk do të ishte në gjendje të vepronte aq qartë pas goditjes.
Gjykata Federale nuk i dëgjoi ankesat e burrit për dënimin dhe faktet e çështjes. Gjykata kantonale e konsideroi deklaratën e burrit se ishte një aksident si një kërkesë mbrojtëse.
E-Diaspora
-
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim Lekë Jaha, nxënës i klasës së parë në “Finnish School of Kosovo”, përfundoi me sukses programin... -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













