Kosova
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, bashkëpronarë në biznese të ndryshme
Janë së paku 14 deputetë të Kuvendit të Kosovës që krahas politikës, janë pronarë ose edhe bashkëpronarë në biznese të ndryshme private, që operojnë brenda dhe jashtë vendit tonë.
Duke u bazuar në të dhënat që ata i kanë deklaruar vetë në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), shihet se aksionet e tyre nëpër kompani nisin nga 200 euro e deri në 45 milionë euro.
Është deputet, por krahas kësaj ai edhe më tutje vazhdon të jetë pronar, bashkëpronar ose edhe aksionar në hiç më pak se 9 kompani të ndryshme, që operojnë brenda dhe jashtë vendit.
Ky është Gani Dreshaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Dreshaj në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka vetëdeklaruar se 100% në pronësi të bashkëshortes së tij është kompania “Hanseatic Dreshaj GmbH+Co”, objekti “TD Hamburg KG” e ku vlera e aksioneve është 12.5 milionë euro.
Po ashtu kompania tjetër, e cila po ashtu është në pronësi të gruas së tij, “Hanseatic Dreshaj GmbH+Co”. Objekti “Diner Hamburg KG” ka një vlerë prej 3.5 milionë eurosh, shkruan zëri, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu Dreshaj ka vetëdeklaruar se edhe kompania tjetër “Hanseatic Dreshaj Verwaltung GmbH”, me vlerë të aksioneve prej 25 mijë eurosh, është 100% në pronësi të bashkëshortes së tij. Po kaq ka vlerë edhe kompania tjetër “TD Lizenzvermarktungs-und Verwaltung GmbH”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














