Lajme

Deputetët në Zvicër duan të mbrojnë gratë nga dhuna në familje

Aktualisht, shumë gra të shtetësisë së huaj që janë viktima të dhunës në familje në Zvicër nuk i raportojnë incidentet sepse kanë frikë të humbasin lejen e qëndrimit në rast të ndarjes nga bashkëshortët, përcjell albinfo.ch.

Prandaj, disa viktima refuzojnë t’i japin fund marrëdhënieve të dhunshme, por Këshilli i Shteteve ka zhvilluar një projekt që synon forcimin e mbrojtjes së këtyre grave.

Të dy dhomat e parlamentit e kanë pranuar këtë mocion, por Këshilli Kombëtar duhet të zgjidhë disa mospërputhje.