Kosova
Deputeti gjerman mirëpret angazhimin e Francës dhe Gjermanisë në ndërmjetësim për veriun
Deputeti liberal gjerman, Thomas Hacker e ka mirëpritur përpjekjen e Gjermanisë dhe Francës për ndërmjetësim pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.
“Ditët e fundit kanë treguar, se trazirat dhe klima e mosbesimit në veri të Kosovës kanë çuar në dinamikë të rrezikshme, që nuk duhen toleruar dhe bien ndesh me Marrëveshjen e Ohrit”, është shprehur Thomas Hacker, deputet liberal gjerman, (FDP) dhe raportues për vendet e Ballkanit Perëndimor në grupin parlamentar të liberalëve, shkruan DW.
Ai ka mirëpritur kërkesën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe të presidentit francez, Emmanuel Macron për zgjedhje të reja në katër komunat veriore me shumicë serbe në Kosovë.
Por shton se ato mund të ulin tensionet vetëm nëse merr pjesë Lista Srpska dhe lirohet nga diktati i Beogradit. “Pala kosovare duhet të ulë prezencën joproporcionale në veri të Kosovës dhe të mos përpiqet të nxjerrë kapital politik nga vakuumi aktual i sigurisë. Kjo sjellje i shërben vetëm narrativit të Beogradit dhe i mundëson Vuçiqit të largojë vëmendjen nga gjendja e brendshme politike në Serbi”, është shprehur në një njoftim për shtypin, deputeti gjerman, Thomas Hacker, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












