Kosova

Deputeti i AAK-së nuk turpërohet me punësimet familjare

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka thënë se nuk turpërohet që familjarët e militantët e tyre janë punësuar në institucione publike, madje insistonte se do të punësonte një njeri të AAK-së para të tjerëve.

Demaliaj në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se sikur të mundte, të gjithë të AAK-së do t’i punësonte, përcjell albinfo.ch.

E gjithmonë do të zgjidhte një të Aleancës në kushte të barabarta. Demaliaj është pyetur edhe për punësimin e gruas së tij në kompaninë “Pastrimi”, për të cilën tha se ajo është punësuar para se AAK-ja të jetë në pushtet dhe aty është me meritë.

Sipas tij, militantët e AAK-së janë diskriminuar gjithmonë. Demaliaj shtoi se nuk është marre që të punësohen njerëzit. Ai theksoi se Vetëvendosje vetëm në Prishtinë kishte punësuar 450 persona, derisa shton se AAK-ja nuk e ka kapur Telekomin.