Lajme
Deputetja zvicerane, interpelancë qeverisë për pensionet e kosovarëve
Në sesionin e sotëm të Parlamentit të Zvicrës, deputetja nacionale nga SP/PS, Barbara Gysi ka dorëzuar një interpelancë për Qeverinë Federale ku kërkon zgjidhje më të shpejtë për Marrëveshjen ndërshtetërore mbi Sigurimet Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës
“Nga 1 prilli i vitit 2010 për pensionistët e Kosovës, të cilët kanë punuar në Zvicër dhe e kalojnë moshën e pensionit të pleqërisë në vendlindje, është krijuar një gjendje e padrejtë, pasi Zvicra nuk vijon të zbatojë Marrëveshjen e trashëguar për Sigurimet Shoqërore të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën”, thuhet në hyrje të tekstit të interpelancës së drejtuar Këshillit Federal nga deputetja e Partisë Socialdemokrate, Barbara Gysi . Pensionet që janë vendosur nga kjo datë kohore nuk vijojnë të paguhen në Kosovë. Pensionistëve të prekur u është hequr baza ekzistenciale e mbijetesës në moshën e pleqërisë, gjendje kjo që shkakton probleme elementare, thuhet më tutje në tekst.
Në vazhdim, deputetja përkujton veprimet që janë ndjekur deri më tash nga pala zvicerane dhe ajo kosovare në lidhje me sigurimet sociale.
“Tek ne ka pasur intervenime të ndryshme me qëllim të zbatimit të mëtejmë të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me ish Jugosllavinë, apo fillimin e bisedimeve për një Marrëveshje të re bashkë me një zgjidhje të ndërmjetme deri në negocimin e të resë. Qeveria Federale justifikonte këtë gjendje te paqëndrueshme me mos përmbushje të kushteve nga shteti i Kosovës. Në ndërkohë qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa hapa. Çështjet e hapura janë adresuar, regjistri civil është mundësuar të ofrohet në bazë të dyfishtë, si dhe legjislacioni i sigurimeve shoqërore për një Marrëveshje është iniciuar. Pastaj ka ndodhur edhe një takim mes ministrave të të dyja vendeve.
Edhe qeveria e re instaluar nga janari i këtij viti është përgjigjur në pyetjet tjera shtesë”, përkujton B. Gysi.
Në përmbyllje të tekstit të interpelancës, ajo shtron pyetjet konkrete rreth asaj se i paraqitet gjendja aktuale në ndërlidhje me Marrëveshjen ndërshtetërore për Sigurimet Shoqërore Zvicër- Kosovë pastaj a ka edhe parakushte tjera, të cilat ende duhet plotësuar, a mundet të plotësojë Kosova kushtet tjera për një Marrëveshje të re të Sigurimeve Shoqërore, kur do të fillojnë bisedimet për një Marrëveshje të re për Sigurimet Shoqërore dhe kur mund të llogarisim me zbatimin e një Marrëveshjeje në fjalë. Po ashtu deputetja Gysi në interpelancën e saj pyet nëse është i mundshëm instalimi i një zgjidhjeje të përkohshme kompromisi, deri në kohën kur të gjejë zbatimin Marrëveshja e re”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë















