Jeta në Zvicër

Dërgesat me postë do të shtrenjtohen në Zvicër

Posta zvicerane dëshiron të rrisë çmimin e dërgimit të letrave (A Post). Një dërgesë duhet të kushtojë nga një frang, sa është sot, në të paktën 1.10 franga.

Ky shtrenjtim do të vijë nga viti 2020. “Asnjë vendim nuk është marrë akoma”, thanë për SRF menaxherët e Postës. Por me siguri nuk do të jetë 1.05 franga.

Zyrtarët e Postës së Zvicrës kanë theksuar se çmimi i dërgesave postare në Zvicër ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2004. Në të njëjtën kohë, Posta zvicerane po paguan tërë shërbimin bazë. Kjo ndoshta është unike: Ka shumë vende evropiane ku shërbimi postar sot është praktikisht i falimentuar dhe ka nevojë për mbështetje nga shteti, përcjell albinfo.ch.