Bota
Deri në vitin 2025 rreth 2 milionë bankierë do të mbeten të papunë
Për shkak të zhvillimit të teknologjisë gjatë pesë vjetëve të ardhshme rreth një e treta e punëve aktuale bankare do të zhduken, tha ish-shefi i Citigroup, Vikram Pandit, në një intervistë me Bloomberg.
Inteligjenca artificiale dhe robotike ka zvogëluar nevojën për punëtorë në disa prej sektorë bankarë, siç janë kontabiliteti, tha Pandit, tani duke udhëhequr kompaninë e investimeve “Oroged”, si bashkëthemelues.
Sipas vlerësimeve të Citigroup në një raport të marsit të vitit të kaluar, mes viteve 2015 dhe 2025, për shkak të automatizimit 770.000 punonjës të bankave në Shtetet e Bashkuara do të humbin vendet e punës dhe një milion në Evropë.
Sipas këtyre parashikimeve të zymta, një sondazh i Federatës Europiane të Bankave, publikuar të mërkurën, tregoi se bankat në Bashkimin Evropian mbyllën 9100 filiale vitin e kaluar dhe prekën rreth 50.000 punëtorë për shkak të popullaritetit në rritje të bankingut online.
Në fund të vitit të kaluar numri i filialeve në BE ra në 189.000, që është 4.9 për qind më pak se në fund të vitit të kaluar. Në fund të vitit sektori bankar arriti rreth 2.8 milionë punonjës, më i ulëti që nga viti 1997, tregon analiza.
Bankat mbyllën shitore të shtrenjta për qëllime të transferimit të një numri të madh klientësh në pagesa elektronike, në bankë digjitale dhe mobile, por gjithashtu në uljen e normave të interesit.
Nga ana tjetër, CEO i JP Morgan, Jamie Dimon, në qershor vuri në dukje se ndikimi i teknologjisë në vendet e punës në industrinë financiare është mbivlerësuar. Ndërsa futja e automatizimit ndihmon në reduktimin e kostove të bankës, nga ana tjetër hap një numër të vendeve të tjera të punës, tha Dimon.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive Me kërkesë të prokurorisë publike dhe policisë, shërbimet komunale të Olen në Belgjikë çmontuan një plantacion...
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
-
Gjermani
Dy shqiptaret që morën vëmendje gjatë ndeshjes Bayern Munich-Real Madrid në Allianz Arena
-
Dënohet kosovari: Ka sjellë ilaçe ilegale për ndërprerjen e shtatzënisë së gruas së tij
-
Iu keqësua gjendja shëndetësore gjatë fluturimit Zvicër – Kosovë, vdes gruaja kosovare
Jeta në Zvicër
-
Rekord i organeve të dhuruara në Zvicër 675 persona në listën e pritjes morën një organ të nevojshëm urgjent në vitin 2023 dhe...
-
McDonalds do të hapë shtatë restorante të reja në Zvicër këtë vit
-
Zvicër: Së shpejti pritet ulje e çmimit të faturave të energjisë elektrike
-
10 muaj burgim me kusht për kosovarin, shantazhoi burrat
-
Inteligjenca artificiale ndihmon në vlerësimin e rrezikut të ortekëve në Zvicër