Shkurt.ch
Deshi të vidhte veturën e policisë
Vetura të cilën deshi të vidhte tuniziani i alkoolizuar, jo vetëm se ishte e policisë por e kishte edhe vetë policin brenda!
Në mbrëmjen në mes të premtes dhe të shtunës në Spreitenbach (AG) një njeriu si duket i nevojitej urgjentisht vetura. Natyrisht, ai nuk kishte veturë të veten kështu që “i duhej të gjendej” disi.
Por, ajo që rezultoi nga kërkimi i tij doli dëshpëruese: vetura në të cilën kishte dashur të hynte i takonte pikërisht policisë. Madje edhe polici vetë ndodhej brenda saj!
Se çfarë ndodhi pastaj, mund të merret lehtë me mend. Polici e arrestoi të riun 21 vjeçar nga Tunizia, pas një rezistence të bërë. Ai ishte nën ndikim të alkoolit, ndryshe nuk shpjegohet “guximi” i tij për të vjedhur pikërisht makinën e policisë.
Ndërkaq arsyeja përse polici gjendej në “vendin e gabuar” ishte pikërisht shpeshtimi i vjedhjes së veturave në atë lokalitet ditëve të fundit. Prandaj ai po patrullonte, si masë parandaluese kundër vjedhësve.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër









