Lajme

Çfarë dëshirojnë fëmijët zviceranë dhe të rriturit për Krishtlindje

Pa dyshim se Santa Klausi ose Babagjyshi i Vitit të Ri është një figurë e dashur që e ka origjinën nga kultura e krishterë perëndimore, mbetet dëshira kryesore e fëmijëve, transmeton albinfo.ch.

toddler in black sweater standing in front of Santa Claus

Mike Arney

Krishtlindjet janë veçanërisht festa e fëmijëve. Të gjithë presin Babagjyshin me dashuri, i cili do të plotësojë çdo dëshirë të tyre. Në fakt, është traditë që, në fillim të muajit dhjetor, të gjithë fëmijët i shkruajnë një letër Babagjyshit, me një listë dhuratash që duan të marrin. Çdo gjë bëhet magjike dhe fëmijët përgatiten për këtë festë me gjithë padjallëzinë e moshës. Nëse keni fëmijë në moshën që besojnë ende te Babagjyshi, mund të vini re se si gjithçka shndërrohet në magji në këtë periudhë.

baby in red and white santa costume

Anastasiia Chepinska

Sot Krishtlindjet e kanë humbur pothuajse të gjithë kuptimin e tyre fetar dhe kanë marrë një rol më shumë tregtar, ku deri në vigjilje të kësaj dite njerëzit vrapojnë për të bërë dhuratat e fundit. Kjo magji e ka kulmin e saj mëngjesin e 25 dhjetorit, kur fëmijët të lumtur vrapojnë për te pema e Krishtlindjes për të gjetur dhuratën e tyre nën të.

girl writing on bed

Jonathan Borba

Thuhet se Babagjyshi u jep dhurata vetëm atyre fëmijëve që janë sjellë mirë përgjatë një viti.

girl picking gift in front of pre-lit tree

“Unë jam sjellë shumë mirë dhe e meritoj dhuratën. Kërkoj një biçikletë. Unë dua një kukull. Unë një Iphone. Babagjyshi i sjell nga oxhaku dhuratat. Unë kërkoj libra, sepse jam shumë e dhënë pas tyre. Ne kemi ardhur nga Italia dhe po kalojmë shumë bukur këtu. Unë dua një pistoletë. Unë një helikopter. I kërkoj babagjyshit një fustan hirusheje dhe dhe këpucët prej qelqi”, shprehen fëmijët.

bokeh photography of person holding fireworks

Wout Vanacker

Nga ana tjetër, të rriturit në Zvicër preferojnë që këtë festë ta kalojnë në gjirin familjar dhe të plotësojnë dëshirat e fëmijëve, pa harruar edhe prindërit, duke i bërë dhurata njëri-tjetërit.

Viti pandemik i ka goditur të gjithë, shkruan The Local, kjo ka ndikuar që kjo festë të festohet në ambiente me më pak persona, për të parandaluar përhapjen e virusit korona. /Albinfo.ch

woman putting ribbon in red gift box near lighted Christmas tree inside room

Roberto Nickson