Kosova
Shpend Maxhuni raporton për deportimin e shtetasve turq nga Kosova
Komisioni hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi kanë intervistuar sot shefin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Shpend Maxhunin.
Shpend Maxhuni është intervistuar në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës në kohën e dëbimit të shtetasve turq.
Intervistimi u bë pa praninë e mediave, kërkesë kjo e anëtarëve të komisionit.
Kryetari i komisionit, Xhelal Zveçla tha pas intervistimit se, Maxhuni ishte thirrur për të dëshmuar ato që di në lidhje me dëbimin e shtetasve turq, shkruan Albinfo.ch.
Gjithashtu ai përmendi se janë gjetur shkelje edhe në anën procedural por edhe ligjore gjatë deportimit të gjashtë turqve nga Kosova të cilët nga Turqia janë të njohur si gulenist.
“Po mund të themi se janë gjetur shkelje, edhe në anën ligjore por edhe në anën procedurale. Por jemi duke e mbledhur çdo informacion si mozaik që kapak kapak të formojmë një raport përfundimtar”, tha Zveçla.
Ai gjithashtu tregoi se disa nga institucionet të cilët janë të përfshirë në dëbimin e shtetasve turq nuk kanë dhënë materiale të plota siç është kërkuar nga ana e komisionit.
Në ditët në vijim do të vazhdoj edhe intervistimi i personave të tjerë të përfshirë në këtë deportim.
Disa javë më parë janë intervistuar tetë zyrtarë policor, si polic të aeroportit, të migracionit, të departamentit për kufinjë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv Swisscom po përballet me thirrje për t’u paguar klientëve të saj kompensim pas dështimeve me shërbimin... -
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026












