Kosova
Dështimi i Serbisë në përjashtimin e Kosovës nga një forum ndërkombëtar
Në kuadër të punimeve të Forumit Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike, të mbajtura në Gjenevë, në kapacitet të barabartë, po merr pjesë edhe Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Fatmir Haxholli, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike në Gjenevë.
Pjesë e këtij forumi është edhe Serbia, e cila ka vazhduar fushatën e saj kundër Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur Haxholli përmes një postimi në Facebook.
”Drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Serbisë, Mirjana Milosavljevic, në tentativën e dështuar për sfidimin e pjesëmarrjes së Akademisë së Republikës së Kosovës, ka lëshuar punimet.
Ndonëse supozohej që Akademia Diplomatike e Serbisë do të duhej ta dijë që nuk mund t’i bartë ngarkesat në një Forum Ndërkombëtar, aq më pak në një Forum Diplomatik, ajo sikurse të gjitha institucionet e atij vendi nuk po arrijnë t’i përshtaten realitetit të ri ndërkombëtar, ku Republika e Kosovës është pjesëmarrëse e barabartë dhe aktive”, ka shkruar Haxholli.
Postimi i plotë:
Forumi Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike
Në kuadër të punimeve të Forumit Ndërkombëtar për Trajnimet Diplomatike, të mbajtura në Gjenevë, në kapacitet të barabartë, po merr pjesë edhe Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës.
Në këtë ngjarje globale, po marrin pjesë pothuaj të gjitha Akademitë dhe Institutet, nga shumica e Ministrive të Punëve të Jashtme të vendeve nga Evropa, Amerika, Azia, Afrika dhe Paqësori.
Drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Serbisë, Mirjana Milosavljevic, në tentativën e dështuar për sfidimin e pjesëmarrjes sē Akademisë së Republikës së Kosovës, ka lëshuar punimet.
Ndonëse supozohej që Akademia Diplomatike e Serbisë, do të duhej ta dijë, që nuk mund t’i bartë ngarkesat në një Forum Ndërkombëtar, aq më pak në një Forum Diplomatik, ajo sikurse të gjitha institucionet e atij vendi, nuk po arrijnë t’i përshtaten realitetit të ri ndërkombëtar, ku Republika e Kosovës është pjesëmarrës i barabartë dhe aktiv.
Nē konfuzion, por edhe në rast dështimi, për ta mohuar më vonë autorsinë, ajo ka lënë një letër shpjeguese, pa logo të institucionit, pa emër, kundër pjesëmarrjes së Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës.
Homologëve ju shpjegova se përpos që ky është veprim jo diplomatik, njëherësh është edhe veprim ilegal dhe kundër frymës së punimeve të Forumit.
U pajtuan që përkohësisht, këtë sjellje ta trajtojmë si të izoluar, dhe të vazhdojmë me frymen pozitive të Forumit, në të cilin tashmë kam marrë premtime që do të përkrahet Adademia Diplomatike nga disa prej institucionve homologe.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C Rekordi i vitit 1947 thyhet pas gati tetë dekadash, alarmi maksimal për vapë mbetet në fuqi... -
Tetëvjeçari sjell armë në shkollë, policia ndërhyn menjëherë në Zvicër -
Ylfete Fanaj zgjidhet zëvendëskryetare e Qeverisë së Kantonit të Lucernit -
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër














