Kosova
Dështon seanca e Kuvendit për pakon e ligjeve për agjendën evropiane
Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të mbajë seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin e pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane për shkak se, siç u tha, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, nuk mund të thërrasë seancë për projektligjet që duhet të shqyrtohen në leximin e dytë.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se partia e tij po merr pjesë në seancë për shkak të qëndrimit konstruktiv. Ai dhe deputetët e tjerë të LDK-së kanë kritikuar koalicionin PAN për gjendjen në të cilën e kanë sjellë vendin, përcjell albinfo.ch.
E deputeti Arben Gashi tha se kryeministri i Kosovës, Haradinaj nuk ka të drejtë të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për lexim të dytë të projektligjeve.
“Konkludimi kryesor i komisionit është që kryeministri s’mund të thërrasë seancë, ai propozon, prandaj kjo seancë nuk duhet të mbahet”, ka thënë Gashi.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, deklaroi se seanca e sotme nuk ka objekt dhe nuk duhet të mbahet. Haxhiu ka thënë se në këtë seancë do të duhej të diskutoheshin skandalet e presidentit Thaçi, të cilin e akuzoi se po mundohet të lidhë aleancë me Rusinë e ta prishë atë me Gjermaninë. Ndërsa shefat e grupeve parlamentare të pushteti bënë thirrje që të mos shfrytëzohet kjo seancë nga opozita për kritika. Në fund u tha se janë pajtuar që me procedurë të përshpejtuar këto ligje të kalojnë në komisione, e pastaj ta sillen për votim.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













