Kosova
Detaje mbi vrasjen e 19-vjeçarit në Malishevë
Një 19-vjeçar ka vdekur mbrëmë në fshatin Dragobil të komunës së Malishevës. Ai është therur me thikë në një zënkë që ka ndodhur në mes të dy grupeve të të rinjve.
Viktima kishte dy vjet që jetonte bashkë me të vëllain në Itali, të cilët kishin ardhur për pushime në Kosovë, raporton KTV, përcjell albinfo.ch.
Familjarët thonë se janë të shokuar me ngjarjen dhe nuk e dinë cila mund të jetë arsyeja që ka ardhur deri te vrasja.
Nëntë persona, prej tyre dy të mitur, ishin të përfshirë në këtë rrahje, e cila ka ndodhur rreth mesnatës ndërmjet së premtes dhe së shtunës.
Sipas Policisë, rasti është iniciuar si “vrasje” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.
Prokurori i rastit, Ramiz Buzhala, ka konfirmuar se e ka dërguar kërkesën për paraburgim për personat e moshës madhore dhe seanca është mbajtur këtë të shtunë.
Buzhala ka thënë se edhe vëllai i viktimës ngarkohet me veprën penale pjesëmarrje në rrahje, por këtë të shtunë është liruar me procedurë të rregullt për të marrë pjesë në varrimin e vëllait të tij.
https://youtu.be/emBdUDCn_z4
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025












