Shqipëria
Detaje nga ulja e detyrueshme në Peskara, shqiptari i kërcënonte udhëtarët
29-vjeçari po bërtiste me të madhe, duke thënë se kishte borxh 40 mijë euro dhe se ia kishin rrëmbyer gruan
Një incident i shëmtuar pasditen e së hënës në avionin që fluturonte nga Tirana në Romë, kishte detyruar pilotin të bëjë ulje të detyruar në Peskara.
Mediat italiane zbulojnë të tjera detaje në lidhje me sherrin në avionin e linjës Romë – Tiranë. Mësohet se O.P. 29-vjeçar, shqiptar, fillimisht ka kërcënuar pasagjerët e avionit dhe më pas goditi me pëllëmbë babanë e tij, raportojnë mediat shqiptare.
Sipas mediave nga Italia, në avionin e linjës nga kryeqyteti italian në atë shqiptar ka pasur momente paniku, pasi pasagjeri filloi të bërtiste në bord, duke kërcënuar edhe pasagjerët e tjerë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në tentativë për ta qetësuar, babai i tij i moshuar ka marrë disa goditje në kokë nga i biri, përcjell albinfo.ch. “Shumë frikë për pasagjerët e fluturimit që u nis nga Tirana në Shqipëri në orën 16:45 dhe u drejtuan për në Romë. Pasagjeri shqiptar O.P., 29-vjeçar, disa minuta pas ngritjes së avionit filloi të bërtiste dhe kërcënonte edhe udhëtarët e tjerë. Në atë moment ai goditi në fytyre edhe babanë e tij të moshuar”, citohen mediat italiane.
Aeroplani bëri ulje të detyruar në Peskara, ndërsa i riu u prangos nga policia dhe babai i tij u dërgua në spital. Nga Peskara avioni fluturoi sërish dhe në 19.30 mbërriti në Romë-Fiumicino.
Në lidhje me incidentin, foli me Ansa Simona Gori, një biznesmene italiane. Ajo përshkroi situatën e krijuar dhe citoi pjesë nga incidenti. Simona tha se 29-vjeçari po bërtiste me të madhe, duke thënë se kishte borxh 40 mijë euro dhe se i kishin rrëmbyer gruan. Për më tepër kërcënonte se kishte pistoletë dhe herë pas here qëllonte të atin, tregoi Simona Gori, presidente e kompanisë italiane Consulcesi Group.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













