Kosova
Detaje nga vrasja në Prishtinë
Një 27-vjeçar është vrarë sot në mesditë në Prishtinë. Vrasja ka ndodhur më saktësisht në rrugën “Haxhi Zeka”.
Mediat kanë raportuar se 27-vjeçari me inicialet A. J. është vrarë me armë në veturën e tij nga një personm, i cili ka gjuajtur nga një veturë tjetër.
Gjithashtu mediat kosovare kanë raportuar se në vrasje janë të përfshirë babai dhe vëllai i gruas së 27-vjeçarit, përcjell albinfo.ch.
Sipas policisë, një person është arrestuar dhe është intervistuar, ndërsa në kërkim janë edhe disa të tjerë.
“Aktualisht jemi në fazën preliminare të hetimit të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë këtu edhe intervistimin e cilitdo person, që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, ka thënë policia.
Policia ka njoftuar edhe se “ndërkohë që është zgjeruar rrethi i hetimit janë kryer tri operacione të bastisjeve në lokacione të ndryshme, ku dyshohet se i dyshuarit mund të jetë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor”.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga















