Kosova
Detaje për sulmin ndaj Policisë Kufitare në veri
Njësia e patrullës kufitare e Policisë së Kosovës u detyrua të hapë zjarr në një furgon të kuq, me targa të Kragujevcit – qytet në Serbi – në vendin Joshanicë të Komunës së Leposaviqit, në veri të Kosovës.
Ky veprim erdhi pasi shoferi i automjetit refuzoi të ndalet, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
Ai tha se pjesëtarët e policisë kufitare gjuajtën në goma, për ta detyruar shoferin që të ndalet dhe se me këtë rast nuk pati të plagosur, përcjell albinfo.ch.
“Automjeti u largua në drejtim të fshatit Soçanica”, tha Radoviq, për të shtuar se furgoni u drejtua nga M.Z., nga Komuna e Leposaviqit.
Radoviq po ashtu tha se detajet e rastit do të përcaktohen nga hetimet e mëtejshme.
Dyshohet se me armë ka shtënë Z. M. nga fshati Vuçe.
Automjeti ka ikur në drejtim të Novi Pazarit, kurse Policia është duke ndërmarrë aksionin e quajtur “unaza e çeliktë”, duke rrethuar disa zona të asaj pjese dhe është në kërkim të të dyshuarve.
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet Strik i autobusëve në Winterthur shmanget pas përmirësimit të kushteve të punës... -
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër -
Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament -
Rrezikohet prodhimi i “Aroma” në Zvicër, nis peticioni për të shpëtuar vendet e punës -
Zvicra arriti një rekord prej 23 medaljesh në Lojërat Olimpike Dimërore Milano‑Cortina 2026











