Futboll
Detaje, statistika dhe fakte interesante për “Euro 2020”
Deri më tani në “Euro 2020” janë zhvilluar 18 ndeshje nga 51 gjithsej.
Në këtë Kampionat nuk munguan as golat. 42 gola janë shënuar deri më tani, 2.34 gola për ndeshje dhe 39’ minuta për çdo gol.
Edhe Kombëtaret deri tani kanë pikat e tyre të forta. Italia ka shënuar më së shumti gola, “Azzurrët” kanë shënuar gjashtë gola në dy ndeshje, pastaj vjen Holanda me pesë, Belgjika me pesë dhe Ukraina me katër.
Posedimi i topit shkon për Spanjën me 75%, e ndjekur nga Portugalia me 65% dhe Gjermania me 58%.
Pasimet më të sakta i ka Kombëtarja e Gjermanisë me 89% të saktësisë bashkë me Spanjën dhe Portugalinë, Belgjika ka 88.5% saktësi.
Tentimet më të shpeshta i ka bërë Danimarka me 45, Italia 37 dhe Holanda me 29.

Sipas statisitkave, ndërhyrjet më të shpeshta i ka Zvicra me 31, Finlanda me 30 dhe Austria me 29.
Rikuperimi i topit, Danimarka ka 99 topa të rikuperuar, Russia 95 dhe Austria 94.
Pritjet në portë, Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë nga 11 pritje, Ukraina tetë, Finlanda tetë.
Porta e paprekur, Italia ka dy ndeshje pa pësuar gol, Holanda një, Çekia një dhe Rusia një.

Po ashtu referuar statistikave, top golashënues është Yaremchuk bashkë me Ronaldon dhe Patrick Schik.
Asistuesi më i mirë deri tani është Rafa Silva me dy, Berardi dy dhe Gareth Bale dy asiste.
Shpejtësia maksimale është arritur nga Leonardo Spinazzola 33.8 km, Daniel James 33.5 km, Andreas Christensen 33.3 dhe Raheem Sterling 33.1
Distanca e mbuluar, Golovin ka vrapuar 25.2 km, Tielemans 23, Jorginho 22.7.

Saktësia e pasimeve shkon për De Ligt dhe Simon me nga 100% saktësi, Laporte 99% dhe Caleta-Car 98% saktësi.
Ndërhyrje, Locatelli ka më së shumti ndërhyrje me 10 gjithsej, de Jong me shtatë dhe Jukka Raitala me gjashtë.
Rikuperimi i topit, De Vrij ka rikuperuar topin 22 herë, Vertonghen 19 dhe Hinteregger 18.
Pritjet në portë, Çakir kryeson me 11 bashkë me Dimitrevskin 11 të ndjekur nga Nuschan tetë dhe Ward tetë.

E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












