Kosova
Detaje të reja nga vrasja e çiftit në Prizren
D.H. dhe S.H. nga Prizreni u gjetën mëngjesin e sotëm të vdekur në shtëpinë e tyre. Ata kishin ardhur para dy ditësh nga Suedia në Kosovë. Policia dhe Prokuroria në Prizren kanë thënë se dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri.
Kishin ardhur në Kosovë për pushime, por mëngjesi i së mërkurës doli të jetë tragjik për burrin D.H. dhe gruan S.H. nga Prizreni.
Ata u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, ndërkaq dyshimet e para nga vendi i ngjarjes janë se çifti është vrarë me armë zjarri, pasi aty u gjet arma e cila dyshohet të jetë përdorur, e cila është konfiskuar nga policia.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Rreshteri i Policisë së Rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se sipas dyshimeve të para bëhet fjalë për vrasje.
“Ekziston dyshimi se është vrasje, por ende nuk kanë përfunduar hetimet e ekspertëve. Po presim për një raport më të detajuar”, ka thënë Gashi.
Dyshime të njëjta me policinë ka edhe Prokuroria Themelore në Prizren.
“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shikimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale”, ka bërë të ditur Prokuroria.
Derisa policia ende nuk ka dhënë informacione për të dyshuar, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Policia po e trajton këtë rast si “Vdekje e dyshimtë”, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












