Lajme
Detaje të reja për sulmin në Gjermani
U vranë tre persona dhe u plagosën pesë të tjerë
Një 24-vjeçar nga Somalia sulmoi në Vyrcburg (Würzburg) kalimtarët, duke vrarë tre vetë dhe plagosur pesë të tjerë. Një zëdhënës i policisë tha se ai jetonte në Vyrcburg, transmeton albinfo.ch.
Policia gjermane arriti ta vinte nën kontroll dorasin pasi e plagosi me një të shtënë në këmbë.
Sipas njoftimeve të medias, shkak i sulmit qe një mosmarrëveshje midis autorit të krimit dhe një gruaje, e cila gjithashtu është një nga pesë të plagosurit, shkruan DW.
“Ne nuk kemi asnjë provë për autorë të tjerë”, tha një zëdhënës i policisë. Në të njëjtën kohë policia bëri thirrje për përmbajtje në rrjetet sociale, sepse menjëherë pas krimit, në mediat sociale u shfaqën videot e para që pretendonin se ishin nga vendi i ngjarjes.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














