Lajme
Detaje të reja rreth sulmeve në Gjermani, 11 persona të vdekur
"Një skenar i vërtetë tmerri"
Në mbrëmjen e së mërkurës, njëmbëdhjetë persona u vranë në një shkëmbim zjarri në Hanau, Hesse. Pesë të tjerë u plagosën rëndë. Policia konfirmoi se të shtënat e para janë shkrepur në një shisha bar në Hanau-Mitte dhe menjëherë pas kësaj autori i krimit vazhdoi të shtënat në një lokal tjetër nate, në rrethin Kesselstadt, transmeton albinfo.ch.
Policia gjermane njoftoi se i dyshuari më pas u gjet i vdekur gjatë natës në banesën e tij. Ende nuk dihet nacionaliteti i sulmuesit. Po ashtu, sipas informaioneve thuhet se forcat special gjermane kishin zbuluar edhe një trup tjetër në një apartamentin e dorasit. Aty, hetuesit gjetën gjithashtu një letër rrëfimi dhe një video. Deri më tani, sipas policisë, nuk ka asnjë indikacion të autorëve të tjerë, shkruan RTL.de.
Shkëmbimi i zjarrit filloi rreth orës 10 pasdite në një shisha bar në qendër të qytetit Hanau. Sipas policisë, autori i krimit thuhet se ka vrarë tre persona në këtë vend. Pas kësaj, të shtënat e rradhës janë shkrepur në një shisha bar tjetër në rrethin Kesselstadt.
Banorët që ishin afër vendit të këtyre sulmeve janë të tmerruar, dhe e quajn se e gjitha ishte sikurse në filma.
“Një skenar i vërtetë tmerri për të gjithë ne” u shprehen ata.
“Ushtim e paimagjinueshme e plumbave, sikurse në një film, gjithçka ndodhi shpejtë, kishte njerëz kudo. Të gjithë ishin të tronditur”, tha Can-Luca Fresenna.
Ai konfirmon se midis të vdekurve ka dy punonjës të Kiok-ut. Një burrë u qëllua gjithashtu në makinë para dyqanit, tha ai.
Me ndihmën e dëshmitarëve, policia ishte në gjendje të identifikonte autorin e dyshuar përmes targës. SEK më pas rrethoi banesën e tij. Atje gjetën të pandehur autorin e pretenduar. Në apartament ishte edhe një trup tjetër.
Nga ana tjetër anëtarja e Bundestag për zonën elektorale të Hanau, Katja Leikert (CDU) shkruajti në twiter se “Kjo ishte një natë e tmerrshme në Hanau, u uroj të afërmve të të vdekurve shumë forcë dhe ngushëllime […] është një skenar i vërtetë tmerri për të gjithë ne”.
In dieser fürchterlichen Nacht in #Hanau wünsche ich den Angehörigen der Getöteten viel Kraft und herzliches Beileid. Den Verletzten eine hoffentlich schnelle Genesung. Es ist ein echtes Horrorszenario für uns alle.
Danke an alle Einsatzkräfte!!— Katja Leikert (@KLeikert) February 20, 2020
Një numër i madh i policisë janë vendosur në qytet dhe skenat e krimit janë kordonuar.
Kujtojmë se Hanau ka një popullsi prej rreth 100,000 banorve dhe gjendet 25 kilometra në lindje të Frankfurtit. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














