Portrete të firmave

Detyra më e vështirë në modë nuk është të jesh i njohur për logon, por për dorëshkrimin tënd

 Veshjet "Marcurso" të bëra sipas masës janë shoqërimi ideal sepse janë të pashembullta për sa i përket përshtatjes perfekte dhe pasurisë së detajeve në përbërjen e përgjithshme

Një butik simpatik, i vogël, i modës, në zemër të Schlierenit. Në hyrje gjej artikuj të rinj unikë, të punuar me dorë. Kostume për gra, pallto, kapele, këpucë për burra, kostume për burra, çanta dhe shumë më tepër. Një bluzë e bërë sipas masës, një këmishë e prerë me masë. Stili njihet nga detajet. Si forma më e lartë e shprehjes individuale, “Marcurso” AG ofron një mori detajesh të rafinuara që ne mund t’i përdorim në tërësi për idetë tona.

Pritja e ngrohtë nga stilisti Markus Allaku e bën zemrën time të rrahë më shpejt. Dhe, ai fillon bisedën tonë me një shaka simpatike që më bën të qesh me zë të lartë.

Markus Allaku është një stilist i ri nga Cyrihu, i veshur me elegancë, i cili dëshiron të pushtojë botën me modën e tij. Fryma e tij prej sipërmarrësi ka fillua kur ishte punonjës në një kompani të fushës së modës. Pasi kishte rritur në mënyrë të matshme performancën e tij atje çdo vit, atij iu bë e qartë se mund të bënte më shumë sesa të ishte “thjesht” një i punësuar. Pasi foli me gruan e tij, Markus vendosi të merrte rrugën e sipërmarrësit të modës. Vizioni i tij hasi në mirëkuptim te mentori dhe partneri i tij i heshtur, Urs. Së bashku ata filluan brendin e tyre të modës “Marcurso”, që është një bashkim i dy emrave të tyre.

Rëndësia e kontaktit personal

“Urs është kartëvizita ime e gjallë”, thotë Markus duke buzëqeshur. “Ai vesh rrobat e mia. Kështu arrij te klientët e rinj, dhe tani kam privilegjin të zgjedh klientët”. Me karakterin dhe talentin e tij, Markus ka arritur disiplinën supreme sa i përket marketingut për markën e tij të modës. Sepse vetëm përmes kontaktit personal klientët e tij e kuptojnë formësimin e çmimit për cilësinë e punës së tij. Çdo këmishë, çdo shtresë në një këpucë ose kostum është punuar me dorë, me dashuri, durim dhe detaje. Përveç shumë individëve, edhe SRF dhe disa hotele me pesë yje në Cyrih janë ndër klientët e tij.

Kur e pyeta se çfarë e magjeps atë në punën e tij, Markus u përgjigj: “Më pëlqen t`ua shkrep njerëzve një buzëqeshje në fytyrë”. Është shumë bukur të shikosh se si ndryshojnë shprehjet e fytyrës të klientëve të mi kur veshin një këmishë, këpucë ose një kostum të tërë. “Unë jam shumë me fat që kam qenë në gjendje ta kthej pasionin tim në profesion”, shton Markus, duke i shkëlqyer sytë kur flet për përvojat e tij me klientët.

Kriza COVID goditi kompaninë e tij në vitin e saj të pestë të ekzistimit. Por është bukur të shikosh që kjo krizë nuk e ka nxjerrë Marcurso-n nga binarët. “Po, nuk ishte një kohë e lehtë, sepse për një kohë të gjatë ne nuk e dinim nëse do të na duhej të mbyllnim ndërmarrjen tonë. Në kartolinën time vjetore të Krishtlindjeve ne ua komunikuam këtë të gjithë klientëve tanë në mënyrë autentike dhe të sinqertë. Ne i falënderuam ata për faktin që, falë klientëve tanë, me besim, me një rrjet dhe me një dashuri për modën mundëm të ngrinim këtë markë. Dhe: se marka jonë ekziston vetëm falë klientëve tanë. Prandaj, ne jemi akoma më të kënaqur që “Marcurso” do të ketë edhe pas COVID-it, thotë Markus Allaku me shumë mirënjohje.

“Ia dola një herë, do t`ia dal edhe herën e dytë”

Markusi kujton ditët e tij të hershme kur ai kishte filluar pas pasur asnjë klient të vetëm. “Isha naiv kur fillova gjithçka, ashtu sikur me siguri është secili themelues, në fillim të punës. Mendova se ishte një punë e lehtë tetorëshe. Por, asgjë nga kjo, kishte shtatë ditë pune në javë, dy vjet pa pushime etj. Mendoj se të gjithë sipërmarrësit e njohin këtë situatë. Gruaja ime ishte spiranca ime në ato ditë të vështira të fillimit. Ajo meriton një falënderim të madh”. Kjo e bën stilistin e ri, elegant të modës dhe babanë e binjakëve edhe më krenar për performancën e tij.

“Marcurso” filloi pesë vjet më parë me një koleksion burrash dhe tani krijon edhe kostume të grave. Pyes veten nëse ky nuk është një dizajn krejtësisht i ri, i ndryshëm. “Në modën e grave, unë e bëj punën me frymëzim, gjatë vizatimit. Kam një program në iPad që e përdor për të nxjerrë krijimtarinë time nga letra. Kjo e bën punën time edhe më argëtuese”.

“Për mua, fokusi nuk është në markë, por në cilësi dhe performancë”

Termi “kostum i bërë sipas masës” përfshin kostume biznesi, si dhe kostume martese ose kostume rastësore (casual). Jo gjithmonë duhet të jetë ndonjë takimi i bordit, kur kërkohet një kostum i bërë sipas masës. Ndodh po ashtu edhe në ndonjë intervistë pune ose kur ju pëlqen të shkoni në një festë VIP me veshje që në dukje janë të lehta, por me cilësi të lartë, për të vizituar një ekspozitë ose për t’u parë në ndonjë ngjarje tjetër.

Prandaj veshjet “Marcurso” të bëra sipas masës janë shoqërimi ideal, sepse janë të pashembullta për sa i përket përshtatjes perfekte dhe pasurisë së detajeve në përbërjen e përgjithshme.

 

Për një takim ose një prezantim jodetyrues të koleksioneve tona, mund të na gjeni në:

Marcurso AG

Zürcherstrasse 11

8952 Schlieren

Orari i hapjes: 8 e mëngjesit – 18 pasdite ose me aranzhim.

+41 76 527 13 27  [email protected]

/Shkrim i sponzorizuar/