Dhelpra i mbyt një fermeri 910 pula!
Dhelpra vetë kishte mbytur rreth 50 pula, ndërsa të tjerat janë mbytur në përpjekje për të gjetur shpëtim
Një bujk në kantonin Neuchatel nuk ka mundur tu besonte syve kur, me të hyrë në fermën e tij të të pulave ka parë qindra pula të tij të mbytura, apo të masakruara, siç e përshkruan ai pamjen e rëndë.
910 nga gjithsej 12000 pulat e tij ishin pa frymë, të shtrira nëpër tokë, shkruajnë “le Matin” dhe “Blick”. “Dukej sikur në një stadium ku njerëzit kanë bërë përpjekje të ikin nga paniku”, e përshkruan Claude-Eric Robert, pronari i fermës, pamjen që e kishte tronditur.
Një dhelpër që kishte hyrë “dhelpërisht” në fermë, sipas konstatimit të Robert-it, do të ketë mbytur vetë rreth 50 pula, ndërsa të tjerat kanë ngordhur duke bërë përpjekje për të ikur, të shkelura dhe të shtypura nga masa e pulave të kapluara nga paniku.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor










