Jeta në Zvicër

Dhimbje dhe ngarkesë psikike: Stafi i shitjes vuan nga arkëtimet e vetëskanimit

Studimi gjithashtu tregon për rolin e ndryshuar të stafit në arkat e vetëskanimit. Sipas studimit, stafi është më pak i respektuar në këtë fushë dhe nganjëherë edhe i ngacmuar, gratë janë të ekspozuara ndaj komenteve seksiste

Arkëtimet e vetëskanimit janë në rritje e sipër në të gjithë Zvicrën. Çfarë do të thotë për shitësit, mbetet e paqartë. Tani është publikuar një studim nga Universiteti i Bernës, i cili dëshmon: Të punësuarit ndihen të tronditur, të ngarkuar dhe kanë frikë se do t`i  humbasin vendet e tyre të punës, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Arkat e vetëskanimit ndajnë popullatën në dyshe: Njëra pjesë i pëlqen, pjesa tjetër refuzon t’i përdorë rreptësishtë ato. Por çfarë bëjnë arkat e vetëskanimit, për të ndikuar në stafin e shitjes? Për një kohë të gjatë nuk kishte hulumtime. Deri më sot, kur Unia në Bernë paraqiti një studim të kryer nga studentët e Qendrës Kërkimore Ndërdisiplinore për Studime Gjinore në Universitetin e Bernës. Unia kishte porositur hulumtimin, shkruan më tej Albinfo.ch.

Studimi tregon se çfarë ndikimi ka futja e fondeve të vetëskanimit në kushtet e punës, në sektorin e shitjes me pakicë. Në këtë kontekst, u shqyrtua edhe ndikimi mbi shëndetin dhe mirëkuptimin profesional të stafit. Për studimin, hulumtuesit intervistuan dhjetë persona që punonin në vende të ndryshme si stafi i shitjes me pakicë, në Migros ose Coop.

Konkluzionet e studimit janë shkatërrues: Në jetën e përditshme të punonjësve të tregtisë me pakicë, tregohen vetëm efekte negative. Për shembull, puna me arkëtimet e vetëskanimit është jashtëzakonisht me ngarkesë për stafin. Ata rregullisht duhet ta mbajnë nën vëzhgim zonën e arkës, por në të njëjtën kohë gjithashtu të përkujdesen për shporta ose për shishe ricikluese. “Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në bllokim të të menduarit”, ka thënë një pjesëmarrës në studim.

Ngarkesa fizike është e lartë, sipas studimit, sepse punëtorët duhet të qëndrojnë vazhdimisht. Kjo sjellë dhimbje në këmbë dhe në shpinë. Të ulurit nuk lejohet, ndonjëherë nuk keni as kohë për të pirë apo për të shfrytëzuar tualetin.

Studimi gjithashtu tregon për rolin e ndryshuar të stafit në arkat e vetëskanimit. Sipas studimit, stafi është më pak i respektuar në këtë fushë dhe nganjëherë edhe i ngacmuar, gratë janë të ekspozuara ndaj komenteve seksiste.

Në zonën e vetëskanimit kontakti me klientët mund të mirëmbahet më pak, gjë që për shitësit është e dhimbshme. Shumë punëtorë, kontaktin me klientët e kuptojnë si të rëndësishëm në jetën e tyre të përditshme, informon Albinfo.ch. Përmes kësaj mënyre është rritur pasiguria në stafin e shitësve. Shumica nga ta kanë frikë se do t`i humbasin vendet e tyre të punës.

Me kërkesë të ch medias, furnizuesi Coop ka deklaruar se do ta shqyrtojë me kujdes studimin nga Universiteti i Bernës dhe do të diskutojë me Unia për rezultatet e tij. Por: “Një studim që është i bazuar vetëm në 10 hulumtime, ne e konsiderojmë si jo përfaqësues. Rezultatet e sondazheve tona respektive kombëtare të kryera ndaj punëtorëve kanë treguar një histori të ndryshme”, tha zëdhënësja Alena Kress, përcjell Albinfo.ch.

Migrosi nuk dëshiron të marrë qëndrim mbi akuzat specifike për çdo pozicion, por vë në dukje se ata e marrin shumë seriozisht përgjegjësinë e tyre si punëdhënës për mbrojtjen e punëtorëve të tyre. “Çështje të tilla si diskriminimi ndaj grave apo punëtorëve me kohë të pjesërishme, ne i dënojmë ashpër”. Kushtet e punës do të shqyrtohen rregullisht në aspektin intern dhe “do të përshtaten aty ku është e nevojshme”. Me këtë rast, Migros bashkëpunon ngushtë me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm social (duke përfshirë Komisionin Kombëtare të Migrosit dhe Komisionin Personal të sipërmarrësit Migros). Rezultat i kësaj është marrëveshja kombëtare kolektive. “Do të shqyrtojmë pikat individuale të studimit. Po që se paraqitet nevoja për veprim, ne do ta trajtojmë këtë”.