Shkurt.ch
Dhjetori në Zvicër shënon rekord me temperatura të ngrohta
Për herë të parë Zvicra shënon rekord për temperatura të larta në muajin dhjetor
Kushdo në qytetet kryesore të Zvicrës që shpreson për një Krishtlindje të bardhë me dëborë do të zhgënjehet. Statistikat sipas raporteve zvicërane tregojnë se temperaturat në këtë vend janë gjashtë shkallë mbi mesatare, andaj zyrtarisht ky është dhjetori më i ngrohtë, rekord në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse pemët e Krishtlindjeve të gjelbërta dhe dritat delikate, patjetër që dëbora e bardhë e pastër është sinonim i Krishtlindjeve në Zvicër, mirëpo në pjesën më të madhe të vendit, ëndrrat për një Krishtlindje të bardhë janë prishur pasi që temperaturat në disa vende do të jenë më shumë se dhjetë gradë celsius.
Shërbimi meteorologjik zviceran Meteonews konfirmoi se temperaturat janë gjashtë gradë mbi nivelet e rregullta të dhjetorit.
Vlen të theksohet se në ditën e martë të kësaj jave, u regjistrua temperatura më e lartë në dhjetor në Zvicër – 20.5 gradë në Giswil, në kantonin e Obwalden.
Parashikimet aktuale për Ditën e Krishtëlindjes në Gjenevë janë 10C , ndërsa Cyrihu do të jetë 8C.
Po ashtu, në Bern, Basel dhe Lucerne parashikohet të ketë temperatura midis 7-9C në Ditën e Krishtëlindjes.
Ndërkohë nesër pritet që temperatura maksimale në Zvicër të jetë 15 gradë Celsius. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”















