Jeta në Zvicër
Dhoma Nacionale pranon kompromisin për natyralizimin
Është vendosur që me rastin e numërimit të viteve të kaluara në Zvicër, të llogariten - vetëm përgjysmë - edhe ato kur i huaji ka qëndruar këtu me status të përkohshëm (F)
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e ka miratuar propozimin e kompromisit që e ka bërë konferenca unifikuese e dy dhomave, në lidhje me ligjin e ri për natyralizimin.
Pas një konflikti në qëndrime në mes të dy dhomave të parlamentit që ka zgjatur pothuaj tre vjet, konferenca në fjalë ka arritur t`ua imponojë atyre disa propozime që paraqesin zgjidhje të ndërmjetme. Kështu, ndër të tjera është vendosur që me rastin e numërimit të viteve të kaluara në Zvicër, të llogariten – por vetëm përgjysmë – edhe ato kur i huaji ka qëndruar këtu me status të përkohshëm (F). Kompromisi tjetër parasheh që gjatë natyralizimit të të rinjve, vitet nga 8 deri në 18 të llogariten dyfish, ndërsa me të vjetrën, janë vitet nga 10 deri 20 që llogariten dyfish.
Sot duhet që për këto propozime kompromisi të përcaktohet edhe Dhoma e Kantoneve.
Gjatë seancës së sotme në parlament është zhvilluar debat i ashpër në mes të përfaqësuesve të partive të djathta dhe atyre të majta. Kështu, deputetë nga SP/PS dhe të Gjelbrit deri në fund kanë qenë kundër këtij kompromisi, raporton srf. Sipas tyre edhe kështu po devijohet nga ideja fillestare për shkurtimin e kohës së nevojshme për fitimin e shtetësisë, që duhej të ishte tetë vjet.
Leuenberger i Partisë së Gjelbër ka thënë se “në fund është harruar parimi i premtuar i kulaçit dhe kërbaçit, ndërsa ka mbetur vetëm kërbaçi”. Kështu ai i është referuar propozimit të Këshillit Federal që të shkurtohet në tetë vjet koha e qëndrimit si kusht për pasaportën zvicerane dhe nga ana tjetër të merret viza C si kriter bazë për të kërkuar këtë pasaportë.
Por në fund, partitë në fjalë janë mbivotuar. Me 128 pro, 55 kundër dhe 1 te përmbajtur, propozimi i Konferences unifikuese është miratuar.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













