Shqipëria
Dhuna në protestën e opozitës, policia e Shqipërisë nis hetimet
Policia shqiptare ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike, një ditë pas protestës së opozitës në Shqipëri.
Kallëzimi penal ka të bëjë me “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” për Flamur Nokën, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhin, kryetar i grupit parlamentar të PD-së si dhe Ervin Minarollin, Sekretar organizativ i kësaj partie.
Në protestën e organizuar të hënën nga opozita janë hedhur mjete shpërthyese në drejtim të Kryeministrisë dhe disa objekteve të tjera, raporton ReL, përcjell albinfo.ch.
Dhjetë zyrtarë policorë u lënduan si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta.
Protesta u zhvillua për të kundërshtuar burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji. Ai është burgosur në lidhje me akuzën “kallëzim i rremë”.
Policia arrestoi një 57-vjeçar për goditje dhe “shkatërrim të pronës me zjarr”, ndërsa po punon për kapjen e tetë personave të tjerë, mes të cilëve edhe një i mitur.
Ata dyshohen për shkelje të njëjta.
Nga dhjetë punonjësit e policisë që u lënduan, shtatë u larguan për në banesë pasi morën ndihmën mjekësore, ndërsa tre të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia bëri të ditur se në spital po trajtohen edhe dy persona të tjerë, babë e bijë, si pasojë e lëndëve shpërthyese.
Policia ka sekuestruar 68 mbetje flakadani të shpërthyer, 23 copa plastike të shisheve të djegura (molotov të hedhur) tymuese si dhe nëntë shishe plastike me lëndë djegëse.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk është deklaruar për protestën.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ata që vandalizuan Tiranën nuk janë demokratë.
“Tirana duket normale sot, por mbrëmë nuk ishte e tillë, pasi kaloi një valë shkatërrimi të paprecedentë, të cilën nuk ia kanë bërë as pushtuesit. ….Ata (protestuesit e dhunshëm) nuk përfaqësojnë demokratët! Ato prona që u vandalizuan nuk janë as të Edi Ramës, as të kryetarit të bashkisë, as të përfaqësuesve politikë; janë të qytetit, janë pronë e përbashkët, bëhen me taksat e të gjithëve, rregullohen nga fondi dhe buxheti i të gjithëve”, tha Veliaj.
Kryetari i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se protesta ishte aksioni i parë i mosbindjes civile, por ai foli për 77 mënyra të tjera të mosbindjes civile që nga “ngujimet, grevat, bllokimet e përhershme të rrugëve”.
Ai tha se mosbindja civile nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë dhe se së shpejti do të shtrihet edhe në rrethe të tjera./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër: "Nëntori Shqiptar" pjesë e festimeve të 80-vjetorit të çlirimit,...
-
Diamant Salihu është nominuar sërish për Çmimin e Madh të Gazetarisë
-
“Alpha & Partner Vermögensmanagement GmbH” ju këshillon si të menaxhoni pasurinë
-
Kurti të dielën do të takojë mërgatën në Gjermani
-
Arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazel: Kujdes kur porositni qebapë Nëse porositni një qebap në Bazel – mund të mos merrni saktësisht atë që keni kërkuar...
-
Sa lirisht mund të lëvizin qytetarët e BE-së në dhe brenda Zvicrës?
-
Si do të funksionojë ndalimi zviceran për mbulimin e fytyrës kur të hyjë në fuqi?
-
A mund të refuzojnë kompanitë në Zvicër një shërbim për shtetasit e huaj?
-
Edelweiss Air zbulon fluturimet e reja në orarin e saj të verës 2025