Lajme
“Dialogu nuk është ofertë për BE-në”, thotë Fitou
Dialogu i nisur mes Kosovës dhe Serbisë ka të bëjë vetëm me zgjidhjen e problemeve konkrete të këtyre dy vendeve dhe nuk është i lidhur me procesin e integrimeve evropiane. Kështu ka thënë Ambasadori i Francës në Prishtinë, Jean François Fitou, në një debati me temën “Prezantimi i platformës për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë”, të mbajtur në Qendrën Mediale në Çagllavicë.
Fitou, ka thënë se dialogu është një proces më i ngushtë, me anë të të cilit dy vendet duhet të zgjidhin problemet konkrete, ndërsa procesi i integrimit kërkon përkushtime dhe angazhime më të gjera. “Dialogu nuk është kurrfarë oferte, nuk është tregti, por diçka tjetër. Thjesht është një proces i vullnetit të mirë i dy qeverive dhe i BE-së për të ndihmuar që jeta e njerëzve të rëndomtë të përmirësohet dhe të bëhet më e mirë. Pra, ne mund të mbështesim këtë, apo jo? Por mos të konsiderojmë dialogun si diçka tjetër, si një proces drejt Bashkimit Evropian. Mendoj që të gjithë duhet të jemi të vëmendshëm për këtë”, ka thënë Fitou.
E-Diaspora
-
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës Ajo që pak njerëz e dinë është se për 20 vjet, ka pasur një replikë pothuajse... -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër
Jeta në Zvicër
-
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë Fillimisht ata u kapën me sasi të vogla droge por gjatë bastisjeve të mëvonshme në shtëpi,... -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s













