Kosova

Diaspora dërgoi këtë vit mbi 400 milionë euro në Kosovë

Shumica e të ardhurave nga diaspora. sipas BQK-së, destinohen për konsum.

Remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë këtë vit kanë arritur në mbi 400 milionë euro.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës deri në maj të këtij viti kanë kaluar shumën e 400 milionë eurove.

“Vlera e remitencave deri në muajin maj të këtij viti, ishte 445.4 milionë euro. Kjo shumë është pothuajse e njëjtë me vlerën e tyre në të njëjtën periudhë të vitit kaluar, kur ato kishin arritur vlerën e 446.8 milionë euro. Ato kryesisht vijnë nga shtete si Gjermania, Zvicra, ShBA, Austria, etj”, tha zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës.