Kosova
Diaspora e interesuar për investime në Kosovë
Diaspora shqiptare është shumë e interesuar për të sjellë investime në Kosovës dhe kjo është parë edhe nga vizitat që i kanë pasur zyrtarët e qeverisë së Kosovës në vende të ndryshme të botës.
Avdyl Lipoveci, drejtor i Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, tha se investimet strategjike dhe kërkesat e diasporës duhet të kenë një trajtim më të veçantë dhe në këtë drejtim po punohet.
Ai ka folur edhe për prezantimin e Kosovës që i kanë bërë në Kanada, duke veçuar minierat e Kosovës. “Gjatë vizitës ministri (Dardan) Gashi ka prezantuar mundësitë e Kosovës për investimet kanadeze dhe pati interesim për këtë”, deklaroi ai për televizionin publik të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Lipoveci ka folur edhe për muajin nëntor që në Kanada do të jetë muaji i kulturës shqiptare. “Është vështirë të dihet se sa shqiptarë janë në Kanada, por është prej 10 mijë deri në 15 mijë”, tha ai.
Kurse për kushtet që i ka Kosova për investimet e huaja, ai bëri me dije se shteti i Kosovës po bënë lehtësira që ata të sjellin kapitalin e vet.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












