Maqedonia

Diaspora nga SHBA, donacion për spitalin e Dibrës dhe qyteteve të tjera

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit sot i ka ndarë spitalit të qytetit të Dibrës një donacion prej 100 kompletesh për shtrimin e shtretërve për pacientë, si: batanije, çarçafë e jastëkë, të cilat vihen në shërbim të spitalit të Dibrës.

Nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane e Teksasit, përkrah donacionit që ka realizuar në Tetovë, Strugë e Dibër, së shpejti do të dorgojë donacione në Tropojë e Kosovë. /Albinfo.ch