Lajme
Diaspora nga Zvicra sjell pajisje moderne për shkollën e Llojanit të Maqedonisë
Mërgimtarët nga Zvicra, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë ndihmuar një shkollë në Llojan të Likovës, me pajisje moderne për nxënësit atje, transmeton albinfo.ch.
Nga shoqata “Llojani në Diasporë” me seli në Zvicër arriti një donacioni për SHF “Rilindja” Llojan.
Postimi i plotë:
Drejtori i SHF “Rilindja” Llojan, Idriz Sulejmani, u shpreh se janë shumë mirënjohës për këtë kontribut fisnik, i cili dukshëm do ta lehtesojë procesin mësimorë për nxënësit e kësaj shkolle.
“Faleminderit shoqates dhe gjithë atyre qe kontribuan per arritjen e këtij donacioni”, tha Sulejamni.
Një faleminderim i veçantë shkon për të gjithë vëllezërit tanë që punojnë nëpër institucione shtetërore, të cilët u angazhuan për ta mundësuar arritjen e këtij donacioni.
“Faleminderojmë përzemërsisht gjermanin, zotri Wolfgang Bachl, që me kënaqësi u bashkua donacionit me një kontribut prej 1000 eurosh për shërbime transporti.
Ne si shoqata “Llojani në Diasporë” me seli në Zvicërr dhe shoqata “Llojani dhe Diapora” me seli në Llojan shprehim kënaqësinë që po ndihmojnë këtë shkollë, e cila nxori shumë gjenerata të suksesshme, të cilët i shërbyen vendit dhe kombit shqiptar.
Ky inventar është për juve nxënës të dashur, vazhdoni të mësoni se mësimi është dritë për jetë”, theksojnë nga
shoqata “Llojani në Diasporë”, thuhet në postimin e kësaj shoqate. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës






















