Maqedonia
Diaspora sjell pesë herë më shumë para sesa investitorët
Në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, paratë që hyjnë në emër të remitancave janë shumë më të mëdha sesa ato që hyjnë në emër të investimeve të huaja, shkruan gazeta “Koha”, në Maqedoni.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2015, remitancat në Maqedoni të dërguara në mënyrë zyrtare paraqesin 2.7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo afër 300 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër janë realizuar investime të huaja në vlerë prej 215 milionë euro.
Nëse këtu i llogarisim edhe disa qindra milionë euro të remitancave që hyjnë përmes kanaleve joformale, atëherë llogaritet se vlera mund të arrijë në 500 milionë euro deri në një miliardë euro. Këto janë shumat e të hollave që mërgimtarët dërgojnë çdo vit në vendlindje, përcjell albinfo.ch.
Në Maqedoni një pjese e madhe e vendbanimeve në të vërtetë jetojnë nga të hollat që pranojnë nga familjarët e tyre jashtë shtetit. Një pjesë e konsiderueshme e familjeve në vend vështirë se mund ta mbijetojnë muajin pa ndihmën financiare të mërgimtarëve.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Bankës Botërore për vitin 2015, në Kosovë remitancat paraqesin 11 për qind të PBB-së. Me fjalë të tjera në Kosovë hyjnë 971 milionë euro remitanca, ndërsa janë realizuar tre herë më pak apo 343 milionë euro investime.
Në Bosnjë e Hercegovinë niveli i investimeve të huaja është 293 milionë euro që është gjashtë herë më pak në raport me 1.8 miliardë euro të remitancave.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë














