Kosova

Diaspora, urë lidhëse Kosovë-Zvicër

“Diaspora e madhe në Zvicër është urë lidhëse dhe garantues i përhershëm i bashkëpunimit  Kosovë-Zvicër”, ka thënë presidenti Thaçi në takimin që ka pasur me homologun e tij zviceran, Alain Berset, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të OKB-së.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Thaçi ka falënderuar Berset për mbështetjen që shteti zviceran i ka dhënë popullit të Kosovës në periudhën e paraluftës si dhe në procesin e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Në njoftim thuhet se ai ka marrë mbështetjen e presidentit zviceran për anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.